Në serinë e fundit të shkrimeve që ka publikuat Insajderi, bazuar në komunikatat e lëshuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, tregohet për paraqitjen e parë publike të UÇK-së, gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci. Vrasja e tij sipas komunikatës ishte bërë si hakmarrje ndaj popullsisë civile policia serbe, pas një disfate që kishin pësuar nga UÇK-ja.
Aksionet që kishte ndërmarrë deri në fund të vitit 1997 dhe fillimin e fitit 1998 vazhdonin me vrasjen e shqiptarëve që konsideroheshin spiunë të regjimin serb, vrasjen e serbëve dhe djegien e stacioneve të policisë serbe.
Viktima të vrasjeve e plagosjeve gjatë kësaj periudhe ishin Mustafë Kurtim, Dalip Dugollit, Desimir Vasiq, Nebojsha Cvejiq, Dragan Dvidoviq, Zhelko Lutavoc dhe Zharko Millosheviq.
Shtabi Qendror kishte marrë një pozicion të qartë, ishte i bindur në vazhdimin e luftës së armatosur.
Por e kritikonte në vazhdimësi qëndrimin e Ibrahim Rugovës dhe partive tjera politike për injorimin e thirrjeve publike të UÇK-së që të kalojnë në anën e luftës çlirimtare.
Por pavarësisht thirrjeve thuhej se ata shpallën me 22 mars ’98 zgjedhjet e “lira”, “presidenciale dhe parlamentar”.
Me 18 dhjetor 1997, me urdhër të Shtabit Qendrorë të UÇK-së, ishin kryer aksioni i armatosur mbi Qamil Gashin, që e kishte lënë atë të plagosur.
Sipas komunikatës Gashi nga Komorani, ishte parlamentar i Serbisë, titulluar i Lidhjes Socialiste Serbe të Komunës së Gllogovcit dhe misionet minues i pushtuesit serb kundër luftës tonë çlirimtare.
“Aksioni u krye mbasi nuk pati efekte paralajmërimi i bërë në kohë, në vendin dhe në formën e duhur, për dëmet që i ka shkaktuar çështjes kombëtare”, thuhet në komunikatën 39.
Në komunikatën numër 40, UÇK njofton për sulmin me bombë ndaj kryetarit të instaluar të Komunës së Podujevës – Toçiq.
Në mbrëmjen e 11 nëntorit, në fshatin Tashec afër Kushumlisë, ishte sulmua me bomba dore në shtëpia e kryetarit të instaluar të Komunës së Podujevës – Toçiq.
Aty përmenden edhe aksionet e datës 25 deri më 28 nëntor. Aksioni i parë ishte përhapja e zjarrit dhe zmbrapsja e patrullës së policisë serbe në fshatin Vojnikë, pasi sipas komunikatës atë ditë policia kishte plagosur fëmijën 11 vjeçar, Bahri Krasniqi.
Ndërsa aksioni i dytë përshkruan ekspeditën ndëshkimore në fshatrat e Drenicës. Në komunikatë thuhet se njësitet e armatosura kishin zënë pozicionet te Kryqat e Popit, dhe në momentin kur ishin afruar njësitet serbe, ishte përhapë zjarr.
“Beteja zgjati disa orë. Në orët e pasdites, njësitë tona kaluan në epërsi dhe filluan t’ua marrin krahët. Në këtë situatë, policia iku në panik duke lënë dy të vrarë dhe disa të plagosur, municion e pajisje tjera policore. Nga ana e njësive të UÇK-së, që morën pjesë në këtë betejë, nuk pati humbje”.
Gjatë tërheqjes policia shtiu në drejtim të vendbanimeve, dhe me këtë rast u plagosën Halit Geci (i cili më vonë vdiq) dhe Shaban Rrecaj dhe u shkaktuan dëme materiale.
Dy aksione tjera ishin zhvilluar, ndaj aeroportit të Goleshit, ku ishte goditu një aeroplan i tipit “Cesna 310”, i cili ishte rrëzua dhe të vdekur kishin mbetur pesë serbë.
Ndërsa tjetri ndaj stacionit të policisë në Irzniq, ku ishte vra polici serb Dragan Dvidoviq dhe dy u plagosën, Zhelko Lutavoc dhe Zharko Millosheviq.
Shtapi i Përgjitshëm njoftonte edhe për vrasjen e Dalip Dugollit.
“Më 28 nëntor, në mbrëmje, në fshatin Petreshticë të Shtimës, u vra Dalip Dugolli, kolaboracionist dhe njëri ndër më të besuarit e Millosheviqit”.
Komunikata 40 njoftonte për paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci që ishte vrarë nga policia serbe pas një aksioni, ku ishin vrarë dy pjesëtarë të saj.
“Paraqitja jonë publike në varrimin e mësuesit tonë të dashur Halit Geci, ditën e 28 nëntorit, nuk ishte rastësi, por apel për të gjithë ata që vërtetë dëshirojnë të angazhohen për çlirimin e Kosovës”, thuhej në komunikatë.
UÇK i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi, që mjetet e grumbulluar për çlirimin e Kosovës t’ua dorëzoi përfaqësuesve të UÇK-së.
“Për të biseduat për statusin e Kosovës dhe të popullit shqiptar që jeton i copëtuar në trojet e veta, UÇK nuk do të njeh asnjë marrëveshje pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në këto bisedime, përfaqësuesit të cilët në momentin e duhur do të bëhen të njohur për opinionin e gjerë”, thuhej në komunikatë.
Shtabi Qendror i UÇK-së, në komunikatën numër 41, tregonte për dy aksione ndaj policisë serbe në Podujeve, të cilat kishin përfunduar me dëme materiale. Një veprim tjetër i armatosur ishte zhvilluar me 16 dhjetor 1997, me lëndë plasëse ishte goditur ndërtesa e gjykatës “antishqiptare” në Gostivar.
“Më 4 janar 1998, gjithashtu me lëndë plasëse u sulmuan stacionet e policisë në Kumanovë dhe Prilep. Më këtë rast u shkatërruan disa automjete të policës dhe u shkaktuan dëme të tjera materiale”, thuhej në komunikatë.
Gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1998, njësitë e armatosura të UÇK-së kishin kryer një varg sulmesh kundër forvace të policisë serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjatë kësaj periudhe ishin vrarë Desimir Vasiq, Nebojsha Cvejiq dhe Mustafë Kurti.
Me 22 janar, forcat policore serbe kishin sulmuar familjen Jashati në fshatin Prekaz të Drenicës. Me këtë rast ishin plagosur dy pjesëtar të kësaj familje.
“Me t’u dhënë alarmi, njësitë tona shkuan në ndihmë të familjes Jasharaj dhe i detyruan forcat terroriste serbe të tërhiqen. Me 23 janar 1998, nga njësitë tona u krye një aentat kundër kriminelit Desimir Vasiq, bashkëpunëtorë i afërt i Arkanit”, thuhet në komunikatë.
Me 24 janar, në Malishevë, UÇK kishte ndërmarrë një sulm kundër policisë serbe, me ç’rast kishte plagosë dy policë. Ndërsa sulme të tjera ishin kryer edhe në Obiliq, Devollë të Klinës, Ferizaj dhe në Podujevë.
“Me 13 shkurt 1998 u likuidua Mustafë Kurti, bashkëpunëtor i pushtuesit. Me 19 shkurt 1998, në Luzhan të Podujevës, u likuidua krimineli Nebojsha Cvejiq, pjëstar i policisë serbe”.
Shtabi i Përgjithshëm shprehte shqetësimin edhe për komunikatat të tjera që ishin lëshuar në emër të saj, gjoja se për kërcënimin e kryeministrit të Shqipërisë.
“Komunikata e fabrikuar nga qarqe të caktuara antishqiptare dhe e lëshuar në emër të UÇK-së, në të cilën kërcënohej kryeministri i Shqipërisë, nuk është e jona dhe si e tillë është e pavlefshme”, thuhej në komunikatën 42.
Pasi kishte marrë përsipër të gjitha aksionet e armatosura, sulmet, dhe vrasjet e shqiptarëve e policëve serb që ishin zhvilluar që nga viti 1996 deri në 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, kishte lëshuar edhe tri komunikata tjera nëpërmes së cilave bënte thirrje për bashkimin e popullin me radhët e UCK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmes komunikatës 44 siguronte se do ta vazhdonte luftën për clirimin e popullit, duke i konsideruar format që kishte zgjedhur për të luftuar si të ligjshme dhe në përputhje me me norma e njohura dhe të sanksionuara në Kartën dhe dokumentat e OKB-së.
Ajo siguronte popullsinë serbe dhe malaziase të Kosovës se nga lufta e tyre, nuk i kanosete me kurrfarë rreziku ata.
Ndërsa kërkonte nga mërgimtarët se vendlindja thërret për të gjithë ata që dëshirojnë të kryhejnë obligimet e tyre materiale ndaj atdheut. Ndërsa thirrjen e fundit thoshin se po i dërgojnë qeverisë në ekzil që ato mjete t`ia jepte UCK-së.
”Çdo përpjekje apo iniciativë për grumbullimin e mjeteve për çështje parciale, konsiderohet si manipulim i vullnetit të vëllezërve tanë. Bartësit e veprimeve të tilla do të dënohen në mënyrën më të ashpër. Dihet se cili fond e përkrah rezistencën në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatën e 45-të UÇK-ja njoftonte se që nga 7 marsi `98 forcat e saj të armatosur në një fushë të gjerë të fronit ishin ndeshur me forcave pushtuese ushtarake e policore serbe dhe vullnetarë çetnikë.
Konfrontimi ushtarak sipas komunikatës vazhdoi në vijën luftarake që mbulonte disa zona të Kosovës nga Drenasi, në drejtim të Skenderajt, Klinës, Mitrovicë deri në drejtim të Prishtinës.“Formacionet luftarake të UÇK-së u ndeshën edhe me forcat pushtuese në krahinën e Llapit, në territorin ndërmjet Deçanit, Gjakovës dhe Klinës, Malishevës së Rahovecit, duke kaluar kah hapësira e Lumthatit. Konfrontime pati edhe në vijën nga Deçani në drejtim të Pejës”, thuhej në komunikatë.
Në këto konfrontime të drejtpërdrejta UÇK thoshte se i kishte shkaktuar humbje në forcat ushtarake armikut dhe dëme të mëdha materiale.
Shtabi Qendror i UÇK-së u bën me dije forcave politike dhe atyre ndërkombëtare se UÇK do të vazhdojnë luftën çlirimtare, mbi bazën e vullnetit historik për pavarësi. Madje dënonte edhe politikat e liderëve legal të Kosovës.
“ UÇK e dënon politikën destruktive e tejet të dëmshme, demobilizuese dhe frikësuese të kiderëve të politkës legale në Kosovë dhe kërkon që ata si dhe grupet politike, qeveria etj., menjëherë të dalin në anën e luftës së armatosur që po bën UÇK-ja”, thuhej në komunikatën 45.
Ndërsa në vazhdimësi kërkonte që fondet e mbledhura të mos keqpërdoreshin por t`i dërgoheshin UÇK-së.
“Shtabi Qendror i UÇK-së i konsideron komisionet, grupet, shtabet financiare të krizës që po organizohen në botë pa marrëveshje me UÇK-në si veprimtari anarshiste. Qytetarët shqiptarë duhet të ndjekin shembullin e mirënjohur të financimit dhe organizimit të luftës që nga fillimi i saj para disa viteve”, thuhej më tej në komunikatë.
Ndërkohë që vazhdonte thirrjet masave të gjëra të popullit t`i bashkoheshin formacioneve luftarake për çlirimin e vendit.
Veprimtaria e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishte përqendruar në vijën e luftës. Në komunikatën e 46, thuhej se janë kryer mbi 130 veprime luftarake kundër forcave pushtuese në çdo pjesë të Kosovës.
“Shtabi Qendror i UÇK-së, nga njësitet e veta vëzhguese është informuar se shumë forca të armikut, me mjete të blinduara, artileri dhe mjete të tjera janë vendosur në vijën luftës, që nga Mitrovica, duke kaluar nëpër vijën e demarkacionit luftarak, deri në Jashanicë të Klinës. Në këtë vijë po kryhen akcione sporaike për spastrimin e terrenit, por njëkohësisht po përforcohet vija e frontit midis forcave tona çlirimtare dhe atyre okupuse”.
Shtabi Qendror kritikonte qëndrimin e Ibrahim Rugovës dhe partive tjera politike për injorimin e thirrjeve publike të UÇK-së që të kalojnë në anën e luftës çlirimtare. Por pavarësisht kësaj thuhet se ata shpallën me 22 mars ’98 zgjedhjet e “lira”, “presidenciale dhe parlamentar”.
“Shtabi Qendror i UÇK-së qëndrimin e I.Rugovës se në Drenicë duhet të shtyhen zgjedhjet e konsideron qëndrim përçarës, mbasi gjendja e jashtëzakonshme është në mbarë Kosovën”, shkruante në komunikatë.
Shtabi i Përgjithshëm bënte thirrje që të bojkotohet votimi, ndërsa kërkonte nga populli dhe partitë politike që t`i bashkohen luftës.
“Duke u mbështetur në gjendjen e krijuar luftarake dhe në domosdoshmërinë e mobilizimit të përgjithshëm kombëtar të popullit të Kosovës për t’u çliruar, kërkojmë që subjektet politike që i kanë shpallur apo përkrahur zgjedhjet për 22 mars ’98 t’i anulojnë ato dhe të ftojnë popullin për t’iu bashkuar aradhave të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.
Thoshin se shtabi Qendror i pranojnë zgjedhjet vetëm pas çlirimit të vendit./Insajderi.com