Valon Hasani, avokati i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka thënë se është konfirmuar aktakuzat ndaj ish-kryeparlamentarit.
Ai për Kosovapress, tha se pritet edhe transferimi i Krasniqit për në Hagë.
“Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, tha ai.
Njësitet e EULEX-it të mërkurën në mëngjesë kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit.
Familjarët e tij kanë thënë se nuk janë lejuar që të afrohen tek ai. /Insajderi.com