Konfirmohet krijimi i partisë: Osmani kandidon me listën e re në zgjedhjet e ardhshme

Konfirmohet krijimi i partisë: Osmani kandidon me listën e re në zgjedhjet e ardhshme

Ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kandidojë me një parti të re, njofton Insajderi.

Në një intervistë për Syri TV, Osmani ka konfirmuar lajmet se po formon një parti të re, me njerëz të ri, me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Derisa u pyet nëse do të ketë një “Listë Osmani” në zgjedhjet e ardhshme, ajo e la të hapur një mundësi të tillë.

“Në vend që të përdor dritaren ekzistuese, po e ndërtoj timen, e cila do të bëjë shumë dritë”, tha Osmani. /Insajderi.com