
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet në ora 14:30.
Kështu i tha Gazetës Insajderi, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza.
“Po kryesia mblidhet në ora 14:30”, tha Hamza.
Insajderi ka njoftuar se të shtunën pasdite pritet të zhvillohet seanca për Presidentin.
Një ditë më parë, kishte situatë dramatike në Kuvendin e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha të shtunën se VV nuk i kishte 80 vota të premten për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe “Lista Guxo” e Osmanit, kishin arritur marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor që t’i ndajnë dy postet kryesore në vend. /Insajderi.com