Konfirmohet me Covid-19 pasi vdes, 57 vjeçari nga Malisheva

Konfirmohet me Covid-19 pasi vdes, 57 vjeçari nga Malisheva

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dje janë regjistruar tri raste të prekur me COVID-19, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes, njofton Insajderi.

Sipas komunës së Malishevës, personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konifmruar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur. Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve. “Respektimi i masave dhe i rekomandimeve, është arma e vetme për tu mbrojtur nga kjo pandemi”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim./Insajderi.com