Konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të martën se është konfirmuar rasti i parë i variantit afrikan të COVID-19, përcjell Insajderi.

“Në laboratorët e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta)”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Pacienti bëhet e ditur se është hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

IKSHPK-ja tha se po i hulumton kontaktet për të identifikuar raste të tjera.

“Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim, që ka shtuar se masat parandaluese mbesin të njëjta./Insajderi.com