Konfirmohet transferimi i Jakup Krasniqit në Hagë

Konfirmohet transferimi i Jakup Krasniqit në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se sot kanë arrestuar ish Zëdhënësin e UCK-së, Jakup Krasniqi dhe e kanë transferuar atë në objektin e paraburgimit në Hagë, njofton Insajderi.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në kumtesë e lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Tutje në komunikatë thuhet se për kryerjen e arrestimit të Krasniqit, pati mbështetje operative dhe logjistike të EULEX-it.

“Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”./Insajderi.com