Konfirmohet varianti anglez i COVID-19 në Mal të Zi

Konfirmohet varianti anglez i COVID-19 në Mal të Zi

Varianti britanik i Coronavirusit tash është konfirmuar edhe në Mal të Zi, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik, transmeton Insajderi.

Sa i përket situatës me pandeminë COVID-19, Mali i Zi aktualisht renditet i pari në rajon me një mijë e 376 të infektuar për 100 mijë banorë.

Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelerisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

Ndërkohë që situata është tejet alarmante e tërë vëmendja është e përqendruar tek vaksinat.

Të mërkurën në këtë shtet mbërriti kontingjenti i parë me vaksina kundër Coronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Kontingjenti i sapo mbërritur i vaksinave, sipas DW, do të jetë në shërbim të personelit mjekësor si edhe strehimoreve të kujdestarisë për të moshuarit.

Mali i Zi është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./Insajderi.com