Konfirmohet vdekja e dy kosovarëve në Gjermani

Konfirmohet vdekja e dy kosovarëve në Gjermani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfimuar vdekjet e dy kosovarëve në Gjermani.

Sipas ministries që drejtohet nga Donika Gërvalla, njëri prej tyre kishe njërin prind kosovar.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në përgjigje e MPJD për Insajderin.

Më tutje, ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët që të lajmërohen në konsullatat më të afërta të cilat janë të gatshme në çdo kohë të ofrojnë asistencën e nevojshme

Deri më tani 195 persona kanë ndërruar jetë nga pëmbytjete e mëdha që kanë përfshirë Evropën.

Gjatë ditës, kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka vizituar për herë të dytë zonat e prekura nga përmbytjet.

Të dielën në Kosovë, ka pasur reshje të shumta shiu, por dëmet ishin materiale. /Insajderi.com