Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar. Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.
Është konfirmuar zyrtarisht se Gjykata e Apelit e ka shpallur Fatmir Limajn dhe të tjerët përfundimisht të pafajshëm për krime lufte në rastin Kleçka.
Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë dhe e ka vërtetuar në tersi aktgjykimin e shkallës së parë që e shpall Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij të pafajshëm.
Për këtë vendim, Insajderi ka raportuar më 16 prill të këtij viti. Pafajësia e Limajt konfirmohet nga aktgjykimi prej 96 faqesh i siguruar nga Insajderi.
Trupi Gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendës, ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazuar.
Apeli i ka dhënë fund këtij procesi të gjatë që ka nisur pesë vjet më parë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.
Fatmir Limaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm për rastin “Kleçka”
Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.
Prokuroria ishte ankuar në Gjykatën e Apelit duke kërkuar rigjykim apo dënim të të akuzuarve për krime lufte në fashatin Kleçkë.
Ankesa e Prokurorisë ishte shqyrtuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Apelit.
Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.
Zogaj e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit.
Prokuroria kishte thënë në aktakuzë se disa robër të mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në një burg të kontrolluar në fshatin Kleçkë janë torturuar dhe vrarë. Ekzekutimi i robërve është bërë pa aktgjykim dhe me urdhër të stafit të UCK-së. Janë gjetur trupat e viktimave serbe, ndërsa trupat e viktimave shqiptare të Kosovës nuk janë gjetur.
“Dëshmitari më i rëndësishëm Agim Zogaj ka ardhur vullnetarisht dhe ka rrëfyer tregime të detajuara lidhur me veprat penale që kanë ndodhur në burgun e Kleçkës para se autoritetet hetuese të kenë pasur idenë se çfarë kishte ndodhur atje. Fatkeqësisht Agim Zogaj vdiq para shqyrtimit kryesor, megjithatë ai i kishte dhënë disa deklarata dhe së pjesërisht mbrojtja kishte bërë disa pyetje”, thuhet në ankesën e Prokurorisë kundër aktgjykimit lirues.
Organi i akuzës pretendonte se të gjithë të pandehurit kanë qenë anëtarë të UÇK-së. Për Fatmir Limajn thoshte se ka mbajtur pozitën më të lartë në UCK dhe ai ishte përgjegjës për burgun e improvizuar të UCK-së në fshatin Kleçkë. Kontrolli mbi burgun sipas Prokurorisë ishte nën Fatmir Limajn i cili në fakt ishte shef i Policisë Ushtarake të UÇK-së për atë zonë.
Pretendohet se Agim Zogaj ka shërbyer në burgun e Kleçkës si mbikëqyrjes i stafit. Prokuroria thotë se Zogaj sinqerisht kishte dëshmuar se Fatmir Limaj ishte përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së dy serbëve të cilët ishin vrarë dëshmitari. Të pandehurit e tjerë pretendohet se kanë shërbyer si gardian apo staf mbështetës të burgut.
“Fatmir Limaj kishte përgjegjësi të mbikëqyrjes organizative, prandaj ai kishte arsye të dinte se ishin kryer veprat penale. Të burgosurit nuk kanë mundur të largohen nga burgu pa dijeninë e tij. Gjithashtu ekzekutimi i njëpasnjëshëm i të burgosurve tregon se Fatmir Limaj të paktën kishte dështuar për të marrë masat e arsyeshme dhe të duhura për të shmangur veprat penale dhe për të dënuar kryerësit e veprave penale. Veç kësaj ai e kishte urdhëruar Agim Zogajnt që t’i vrasë dy të burgosurit”, pretendonte Prokuroria.
Ndërkohë një hetim i ri për krime lufte ka nisur kundër Limaj. Dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e dy civilëve që kishte ndodhur nën përgjegjësinë e Brigadës 121 që drejtohej nga Limaj. Ai ka mohuar akuzat, duke bartur përgjegjësinë tek shtabi i përgjithshëm që kishte marrë përgjegjësinë./Insajderi.com