Konfiskohen 100 mijë euro, arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim në Fushë Kosovë

Konfiskohen 100 mijë euro, arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar 1000 mijë euro para të falsifikuara gjatë një aksioni në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Tutje, theksohet se të dyshuarit sipas hetimeve preliminare dyshohen se paratë e falsifikuara kanë pasur për qëllim t’i vënë në qarkullim si të vërteta.

“Të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar së këtë aksion e ka përfunduar më urdhër të prokurorit të shtetit./Insajderi.com