
Dogana e Kosovës përkatësisht njësi Anti-Kontrabandë, ka konfiskuar 1.200 litra pije joalkoolike.
Pijet e kompanisë “Cola Cola”, u gjeten në një furgon i cili ishte duke i transportuar ato.
Ky konfiskim, sipas njoftimit të Doganës ka ndodhur në regjionin e Mitrovicës.
“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com