Policia e Kosovës, të marten gjatë një kontrolle në një veturë Mercedes me targa të Republikës së Serbisë, ka sekuestruar një sasi prej 16 kilogramëve me substancës narkotike.
Rasti ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, gjatë të cilit policia ka arrestuar S. B. (1954), si të dyshuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge’.
Përveç substancës narkotike të dyshuarit i janë konfiskuar edhe 370 euro, vetura Mercedes dhe 4 telefona mobile.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë. /Insajderi.com