Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar 30 thasë me duhan refuzë të martën në Debëlldeh të Vitisë.
Sipas njoftimit, thasët janë konfiskuar gjatë kontrollimit të njësiteve policore në një veturë të dyshuar që po vinte nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë.
“Debëlldeh, SPMK Zhegër-30.11.2021. Si rezultat i punës dhe angazhimeve nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë”.
“Njësiti policorë gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuzë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës.
Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar./Insajderi.com