31 kilogramë substancë të dyshuar si narkotike marihuanë në Komoran të Drenasit.
Si rezultat i kësaj janë arrestuar dy persona.
Kështu ka njoftuar Antidroga brenda Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.
Po ashtu është konfiskuar edhe vetura (me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1,050 euro dhe 13,500 lekë.
Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër (e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme. /Insajderi.com