Konfiskohen 36 vetura të padoganuara në Prishtinë

Konfiskohen 36 vetura të padoganuara në Prishtinë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë një aksioni të realizuar në rajonin e Prishtinës kanë identifikuar dhe konfiskuar gjithsej 36 vetura të pa-doganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

“Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor, me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia kërkon nga ngasësit e veturave të pa-doganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi veturat e tilla do të ndalohen dhe sekuestrohen.