Konfiskohen 370 kg duhan refuz në Ferizaj

Konfiskohen 370 kg duhan refuz në Ferizaj

Në Komunën e Ferizajit është raportuar se është gjetur një sasi me duhan refuz në një makinë për grirjen e duhanit.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka treguar mbi këtë aksion.

Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur sasi e  duhanit refuz  dhe një makinë për grirjen e duhanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zyrtarët e Doganës së Kosovës të cilët kanë sekuestruar 370 kg duhan dhe një makinë për grirjen e duhanit. Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar 4 të dyshuar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com/