Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku policia ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin ku ndodheshin vezët.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com