Konfiskohen armët e paintballit të destinuara për Kosovë

Konfiskohen armët e paintballit të destinuara për Kosovë

Shofere ishte një grua zvicerane 34-vjeçare, që nuk kishte leje të importit. Ajo ka thënë se armët ishin të destinuara për Kosovë dhe Zvicra ishte vetëm vend transit.

Rojet kufitare zvicerane kanë zbuluar dy shkelje të legjislacionit të armëve javën e kaluar në Bazel, raporton ‘20min.ch’.

Në rastin e tyre, roja kufitare bëri të ditur se në vendkalimin kufitar Hiltalingerstrasse janë gjetur katër armë paintball dhe pajisje të tjera, përcjell albinfo.ch.

Shofere ishte një grua zvicerane 34-vjeçare, që nuk kishte leje të importit. Ajo ka thënë se armët ishin të destinuara për Kosovë dhe Zvicra ishte vetëm vend transit.

Megjithatë, ky justifikim nuk e lë atë pa përgjegjësi. Ajo ka marrë një vërejtje për shkeljen e ligjeve për armët.