Në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë janë konfiskuar mjete monetare në vlerë prej 52 mijë franga, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Dogana e Kosovës ka njoftuar se këto mjete monetare janë gjetur gjatë kontrollimit të udhëtarit në xhaketë.
Tutje, Dogana ka bërë të ditur se nga këto mjete, 25 për qind apo 13 mijë franga të dyshuarit i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare.
Kurse, 75 për qind e vlerave monetare, respektivisht 39 mijë franga, i janë ndalur për procedura të mëtejme.
“Në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardh njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veture e dyshimtë për kontrollë detal. Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.
Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme. Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet”, thuhet në njoftim.