Konfiskohen para të falsifikuara, arrestohen dy persona të dyshuar

Konfiskohen para të falsifikuara, arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës gjatë operacionit lidhur me me planin operativ ‘100 euro’, ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta’.

Personat e arrestuar gjatë këtij operacioni janë, I.S 38 vjeç dhe F.B 26 vjeç.

Gjatë operacionit policor ndaj tyre, janë sekuestruar treqind e nëntëdhjetë e tri (393) kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej njëqind euro (100€), vlera e të cilave arrin tridhjetë e nëntëmijë e treqind euro (39,300.00 €uro ).

Me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy (2) telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi nr. 1 dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa personi nr.2 lirohet në procedurë të rregullt.