Konfiskohen produke ushqimore me afat të skaduar në Pejë

Konfiskohen produke ushqimore me afat të skaduar në Pejë

Mbi 50 kg është sasia e produkteve ushqimore me afat të skaduar që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka sekuestruar të martën në një market në Pejë.

Pas konfiskimit të këtyre produkteve, është urdhëruar asgjësimi i tyre në prani të inspektorëve.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Inspektorati Sanitar Zyra Regjionale e AUV në Pejë gjatë kontrolleve zyrtare tek një operator tregtues i ushqimeve ka hasur ne produkte me afat te skaduar. Menjëherë inspektoret kanë sekuestruar produktet dhe të njëjtat janë asgjësuar përmes kompanisë se mbeturinave”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tutje ka bërë të ditur se ndaj subjektit në fjalë do të iniciohet procedurë në gjykatën kompetente, për vendosje ne treg të produkteve qe nuk i plotësojnë kushtet për konsum./Insajderi.com