Konfiskohet mish gjedhi, i rrezikshëm për konsum

Konfiskohet mish gjedhi,  i rrezikshëm për konsum

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Sipas policisë, i dyshuari ishte duke transportuar mish gjedhi, që sipas inspektorit veterinar është i ndaluar të konsumohet nga njerëzit.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Kamenicë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.