Konfiskohet një kopje e dosjeve të Gjykatës Speciale (video)

Konfiskohet një kopje e dosjeve të Gjykatës Speciale (video)

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, persona nga Gjykata Speciale në Hagë kanë vizituar selinë e veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë, prej nga kanë marrë një kopje të dosjes së Speciales, njofton Insajderi.

Gjatë ditës së djeshme, OVL-UÇK raportoi se një pako me katër mijë dosje të Gjykatës Speciale kanë mbërritur në zyrat e tyre, por nuk dihet se kush i solli ato.

Një veprim të tillë nuk e ka komentuar Gjykata Speciale. Kopje të tyre, sipas zyrtarëve të OVL të UÇK-së, u janë dorëzuar Prokurorisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:

Euuu euuuu !
OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve !
Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera !
Në videon : 1
Personi që i solli dosjet!
Në videon : 2
Personat e tribunalit që konfiskuan kopjen të cilën deshëm të ja japim prokurorisë sonë të Kosovës ! /Insajderi.com

Euuu euuuu !
OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve !
Mirë se na urdhëroni edhe herave tjera !
Në videon : 1
Përsoni që i…

Posted by Nasim Haradinaj on Tuesday, September 8, 2020