Konflikt mes punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari” – Disa nuk po e përfillin grevën

Konflikt mes punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari” – Disa nuk po e përfillin grevën

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot prej orës 08:00 kanë filluar grevën dy orëshe. Mirëpo duket se nuk po shkon gjithçka siq duhet, pasi që, sipas një video të dërguar nga lexuesit e Gazetës Insajderi, punëtorët kanë probleme mes vete.

Në një konflikt janë përfshirë punëtorët që sipas dëshmitarëve nuk po e përfillin grevën.

Ndërkohë, fjalët banale dëgjohen në këtë video që nuk dihet zyrtarisht se pse ka nisur konflikti.

Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari do të mbajnë grevë dy orëshe ashtu siç e kanë paralajmëruar ditë më parë, si vijimësi e veprimeve të tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Të njëjtit kanë mbajtur grevë edhe gjatë ditës së djeshme e që krijoi tollovi të madhe dhe vonesa disa orëshe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar.

Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensim dhe benifite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi duke e quajtur të suksesshme grevën e djeshme, i ka quajtur normale edhe tollovit e shkaktuara në aeroport./ Insajderi.com