Kongresi Hebre Amerikan vlerëson Kosovën për shpalljen e Hezbollahut organizatë terroriste

Kosova e ka shpallur Hezbollahun si organizatë terroriste dhe ka marrë vlerësim nga kongresi hebre amerikan.

Kongresi Hebre Amerikan vlerëson Kosovën për shpalljen e Hezbollahut organizatë terroriste

Kosova e ka shpallur Hezbollahun organizatë terroriste për këtë Kongresi Hebre Amerikan vlerëson Qeverinë e Kosovës për shpalljen e Hezbollahut si një organizatë terroriste.

“Aktivitetet e Hezbollahut janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë dhe vendimi i Kosovës është një hap i rëndësishëm në luftën globale kundër terrorizmit. Diferencimi artificial midis krahëve politikë dhe ushtarakë të Hezbollahut ka krijuar shteg për Hezbollah, që një përfaqësues i Iranit, të vazhdojë të përfshihet në aktivitetet e tij malinje në shumë vende të botës. Është e rëndësishme të shihet që vendet evropiane janë në dijeni nga rreziku që përfaqëson Hezbollah. Më pak se dy muaj më parë, qeveria e Gjermanisë ndërmori veprime kundër Hezbollahut, duke u bashkuar me radhët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe të tjerët. Ne i nxisim vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Kosovës në trajtimin e tërësisë së Hezbollahut si një entitet terrorist dhe duke ndaluar të gjitha aktivitetet e tij”, thuhet në njoftim, trasnmeton Insajderi.

Hazbollahu është organizatë libaneze e cila përkrahet nga Irani, kjo organizatë akuzohet si terroriste për shkak të aktiviteteve të saj në Lindjen e Mesme në mbështetje të interesave strategjike të Iranit. /Insajderi.com/