Konjufca: Albin Kurti e mori vaksinën për të dhënë mesazh politik

Konjufca: Albin Kurti e mori vaksinën për të dhënë mesazh politik

Krye-parlamentari, Glauk Konjufca, ka deklaruar gjatë seancës plenare se Albin Kurti “ka marrë vaksinën anti-COVID si mesazh politik”.

“Kurti mori vaksinë si mesazh politik, për të treguar se është e sigurt”, tha Konjufca.

Kjo deklaratë e Konjufcës erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kritikoi Kurtin për marrjen e vaksinës, përderisa “e ka kryer COVID-19”.

Konjufca iu përgjigj Haxhiut, duke i thënë se  “ka antitrupa pasi e ka kaluar Coronavirusin”, teksa deputeti PDK-së pyeti se pse vaksinën i pari e mori Kurti e jo Konjufca si president në detyrë.

Kosova ka siguruar 24 mijë vaksina nga programi COVAX. /Insajderi.com