
Funksionari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin mbi gazetarin, Valon Syla.
Konjufca, tha se një veprim i tillë është i papranueshëm.
“Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe institucionet përkatëse duhet ta kryejnë punën e tyre”, tha ai.
Valon Syla është rrahur në Prishtinë të martën nga një mërgimtar pas deklaratave të gazetarit për diasporën shqiptare. /Insajderi.com