“Të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ftohen të marrin pjesë në seancën plenare. Një mirënjohje e veçantë për ju që jeni të përgjegjshëm. Lajm i keq është kur të përgjegjshmit janë pakicë”.
Kështu i është drejtuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputetëve të cilët u vonuan.
Pikërisht, Kuvendi kishte shpallur një pauzë, por deputetët nuk e respektuan kohën e caktuar.
Kjo bëri që Konjufca të ju drejtohet atyre, duke thënës e deputetët e përgjegjshëm janë pakicë.
Kuvendi i Kosovës, të enjten është duke e mbajtur seancën plenare.
Janë votuar disa projektligje. Por, pjesa më e rëndësishme ishte deklarata e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se “vendimi për tiketat ngjitëse është anuluar”.
Pas asaj, ka reaguar opozita, duke thënë se “Qeveria tentoi t’i vjedh qytetarët”. /Insajderi.com