Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese, do t’i jepte kohë PAN-it

Konjufca: Dërgimi i PAN-it në Kushtetuese, do t’i jepte kohë PAN-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në takimin e thirrur nga koalicioni LAA, ka fajësuar koalicionin PAN për bllokadën institucionale në Kuvend, duke theksuar se ky takim do ti kontribuoj në zgjedhjen e kësaj situate.

Ai është shprehur se duhet të përcaktohemi nëse do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se e drejta për ta prezantuar kryeparlamentarin e ka koalicioni apo partia që del fituese e zgjedhjeve. Kërkojmë nga PAN që sa më shpejt të marrin pjesë në seancë e të mos bëhen shkaktarë të bllokadës, që po e bëjnë me qëllim”, tha më tej Konjufca.

Konjufca po ashtu ka thënë se nëse koalicionin PAN e dërgojm në Gjykatën Kushtetuese atëherë i japim kohë të panevojshme PAN’it të vazhdojë bllokadën.

“Kjo do të ishte pasoja e një vendimi të tillë. Gjykata Kushtetuese merr disa ditë për të dhënë përgjigje. Kjo do të zgjaste deri në një muaj, apo më shumë. Dhe kjo nuk na konvenon në kuptimin që parashtruesit e pyetjes bëhen shkaktarë të kohës që PAN do ta shfrytëzonte për të mos e propozuar kryeparlamentarin”, tha Konjufca