- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron
Konjufca dikur: Për Kosovën do të bëhet mirë, kur Albini bëhet kryeministër e Vjosa kryeparlamentare
![Konjufca dikur: Për Kosovën do të bëhet mirë, kur Albini bëhet kryeministër e Vjosa kryeparlamentare](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/glauk-730x440.jpg)
Koalicioni LVV – LDK mund të dështojë edhe për faktin se postin e kryeparlamentarit të premtuar për LDK’në tani e mbanë Glauk Konjufca i LVV’së, dhe kjo e fundit nuk dëshiron të heq dorë nga kjo pozitë e lartë institucionale. Por, dikur ishte vetë Konjufca ai që thoshte se kryeparlamentare duhet të jetë Vjosa Osmani. Koalicioni në me të LVV’së dhe LDK’së, është shumë afër dështimit, pasi negociatat në mes të dy partive po shkojnë në atë drejtim, dhe kjo po ndodhë shkaku i mospajtimit për poste. LDK po kërkon që tani ta ketë kryeparlamentarin, e në momentin që president zgjidhet dikush nga LDK, atëherë pozita e kryeparlamentarit t’i kthehet LVV’së. Tani kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca, dhe LVV nuk po pranon që ai të dorëhiqet, edhe nëse koalicioni dështon përfundimisht. Tani gjërat kanë ndryshuar shumë, dhe në LVV heqjen dorë nga kryeparlamentari, po e cilësojnë si padrejtësi ndaj Konjufcës, pasi sipas tyre, nuk guxojnë të laujnë me figurën e tij.