Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Glauk Konjufca gjatë tryezës së KDI-së me kryetarët e komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi, tha se roli i komisioneve parlamentare duhet të jetë më i madh në këtë proces, shkruan Insajderi.
Ai ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë dhe se ky vend po përdorë standarde të dyfishta.
Konjufca tha se këto standard është duke i përdorur në mos implementimin e marrëveshjeve sikur ajo e diplomave, derisa ajo po kërkon themelim të asociacionit të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar.
“Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi me i identifiku në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo çfarë Serbia po konsideron si një pozicionim strategjik se ne do të na kërkoj ato që janë nënshkruar, e ne faktikisht përmes institucioneve tona dhe rendit kushtetuese i kemi hedhur poshtë sepse vërtet marrëveshja për ‘Zajednicën ka qenë e tillë, i ka shkelë fundamentet kushtetuese të Kosovës. Ata me të njëjtin argument dojnë me përfitu diçka në dialog në raport me neve ku vet me metodat e njëjta kanë pas qajse për marrëveshje të caktuara”, tha Konjufca./Insajderi.com