
Kryesia e Kuvendit, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku pikë të vetme të rendit të ditës, kishte formimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.
Kryesia ka vendosur që ky komision të udhëhiqet nga pozita dhe udhëheqës i delegacionit të jetë Xhavit Haliti. Me këtë emërim i pa kënaqur mbeti deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Ai e quajti diçka të shëmtuar që Haliti t’i udhëheq tri delegacionet më të rëndësishme. Tha se emërimin e Halitit është i gërditshme.
“Në të gjitha bisedat që kemi pasur ne jemi marrë vesh që ky Komision të udhëhiqet në mënyrë politike, këtu u vendos me mbivotim”, tha Konjufca, duke shtuar se do të jenë në situatë ku Xhavit Haliti nga PDK do të jetë udhëheqës i delegacioneve ma të rëndësishme të Kuvendit, atë të delegacionit në NATO, Parlament Evropian dhe Këshillin e Evropës”.
“Kjo është e gërditshme që nënkryetari i PDK t’i udhëheq tre delegacione ma të rëndësishme sa i përket relacionit të Parlamentit me institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Konjufca,