
Funksionari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se në rast se njohja nga Izraeli rrezikohet duke e zhbërë ambasadën në Jerusalem, atëherë kjo nuk duhet të ndodhë.
Konjufca një veprim të tillë e quajti “gabim”.
“Mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit. Është gabim për shtetin e Kosovës mendoj unë”, tha ai në Rubikon.
Por, Konjufca lokacionin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem e cilësoi si “premtim të Hotit ndaj administratës së Trump-it”, jo si “premtim të shkruar”.
Ai tha se marrëdhëniet diplomatike me Izraelin do të shqyrtohen. /Insajderi.com