Konjufca falënderon Xhamajkën: Njohja e Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona

Konjufca falënderon Xhamajkën: Njohja e Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca e ka falënderuar shtetin e Xhamajkës për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Pak orë më parë, presidenti Hashim Thaçi, nëpërmjet llogarisë së tij në Tëitter, ka njoftuar për këtë njohje.

Ai i ka thënë se ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel.

“Punë e mirë. Faleminderit miqtë tanë nga Kingstoni”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi./ Insajderi.com