Konjufca flet për qëndrimin e të dorëhequrve nga VV-ja për demarkacionin

Konjufca flet për qëndrimin e të dorëhequrve nga VV-ja për demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se mendon që edhe “Grupi i Deputetëve të Pavarur” do të votojë kundër marrëveshjes për demarkacionin për Malin e Zi.

“Mendoj që as ata as asnjëri nuk do ta votojnë demarkacionin. Sepse e kanë thënë tashmë, dhe asnjë deputet i Grupit të Deputetëve të Pavarur nuk do ta votojë këtë marrëveshje të dëmshme”, ka thënë Konjufca.

“Nëse kalon kjo marrëveshje atëherë dëmi për Kosovën është evident, në kuptimin e territorit Kosovës pastaj i mbesin vetëm tri mundësi. E para është nëse gjejmë ndonjë gabim përmës së cilit na ka mashtruar pala malazeze, atëhherë ne kemi të drejtë ta kontestojmë përmes konventës së Vienës, nëse pala negociatre ka mashtruar qëllimshëm. Vetëm kjo i mbetet Kosovës nëse zbulon se ka pasur gabime”, ka thënë Konjufca.

“Por, në marrëveshjen e Vienës thuhet se edhe nëse ka pasur korrupsion. Ne si shtet i Kosovës kemi të drejtë ta kontestojmë këtë marrëveshje. Unë shumë shpresoj që të mos bëhet kjo”.