Konjufca: Haradinaj është i dobët – Mustafa nuk mund të bëhet kurrë president

Konjufca: Haradinaj është i dobët – Mustafa nuk mund të bëhet kurrë president

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhja eventuale e Ramush Haradinajt si president do të ishte e gabuar, pasi ai ka bagazh të dobët politik si dhe ka thënë se Isa Mustafa nuk mund të bëhet kurrë president.

“Zgjedhja e Haradinajt do të ishte e gabuar, pasi ai ka një bagazh të dobët politik dhe këtë e ka dëshmuar me qeverisjen e tij dhe skandalet e tij të njëpasnjëshme”, tha Glauk Konjufca në Kanal10, transmeton Insajderi.

Ai gjithashtu ka thënë se president nuk ka shanse të bëhet Isa Mustafa.

“Unë mendoj që Isa Mustafa kurrë nuk mund të bëhet president – sepse me postin e presidentit ju nuk mund të kushtëzoni zgjedhjet”, shtoi Konjufca.

Glauk Konjufca, gjithashtu tha se Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të bojë koorumin për presidentin dhe nuk do të përfshihet në asnjë lojë politike./Insajderi.com.