Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka marrë fjalën derisa derisa po diskutohej para se të dalë në votim projektligji i dytë për transformimin e F" />

Konjufca-Haradinajt: A keni mendu për nëndetëse se i duhen Thaçit

Konjufca-Haradinajt: A keni mendu për nëndetëse se i duhen Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka marrë fjalën derisa derisa po diskutohej para se të dalë në votim projektligji i dytë për transformimin e FSK’së në ushtri. Konjufca pati një pyetje për Kryeministrin Ramush Haradinajn.

Shefi i Grupit Parlametar të Vetëvendosjes ishte i interesuar të dinte nëse kryeministri Ramush

Haradinaj ka menduar për sigurinë e Presidentin Hashim Thaci.

Ai ka ironizuar me udhëtimin që ka pasur Presidenti Thaci më 29 shtator në Liqenin e Ujmanit.

“A ke mëndu për sigurinë e presidentit, për shembull për nëndetëse se po e shohim me skarfa”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se ‘i kanë hyrë në hak’ opozitës gjatë vitit 2014, kur kryeminsitri i atëhershëm, Hashim Thaci, e fajësonte Vetëvendosjen e LDK’në për mosformim të ushtrisë.

Konjufca thotë se do ta jepnin votën edhe atëherë sikurse sot, nëse projektligjet do të ishin si të këto tri projektligje që Kuvendi po i voton sot unanimisht.