Konjufca i ndërhyn Ramush Haradinajt pas pyetjes për Kurtin nëse është agjent serb

Konjufca i ndërhyn Ramush Haradinajt pas pyetjes për Kurtin nëse është agjent serb

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ndërhyrë Ish-kryeminstrit, Ramush Haradinajt në fjalën e tij që, duke i thënë që të ketë kujdes me fjalorin parlamentar, pasi që Haradinaj e pyeti kryeministrin Albin Kurti nëse është i “rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”, shkruan Insajderi.

“Zotëri Haradinaj, ju lutem kujdes fjalorin parlamentar”, tha Konjufca në ndërhyrjen e tij gjatë fjalimit të kryetarit të AAK-së.

Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “ a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng”.

“A është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com