Konjufca: Japonia përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës

Konjufca: Japonia përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Japonia përveç kontribuuese në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit.

Këto deklarata kryeparlamentari i ka bërë teksa ka pritur në takim të Ngarkuarin e ri me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, Konjufca ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Kuvendit./Insajderi.com