Konjufca: Kosova s’e ka mbrojtur UÇK-në

Konjufca: Kosova s’e ka mbrojtur UÇK-në

Ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar të mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njofton insajderi.

Dështimi në këtë aspekt dhe formimi i Gjykatës Speciale për të hetuar pjesëtarë të UÇK-së, sipas Konjufcës, do të bëjnë që i gjithë populli i Kosovës të përballet me këtë gjykatë.

“Me këtë gjykatë do të ballafaqohemi krejt. Do të ballafaqohemi të gjithë. Me këtë do të ballafaqohet dikush pak më vështirë sepse do t’i duhet të shkojë atje. kjo prek të gjithë, familjet, Kosova e nivelin shqiptar. Ne e kemi ditë këtë më 3 gusht 2015 kur është votuar. Më 3 gusht e kemi ditur se çka do të na gjejë”, ka thënë ai në emisionin Interaktiv të KTV-së.

“Ata që kanë çuar dorën atë ditë, kanë qitë popullin në pritë. Tash vijmë në një situatë se tash u paska rënë ndër mend të kërkojnë falje. Çfarë joserioziteti është kjo. Pas pesë vjetësh të kërkojnë falje? Specialja s’është vetëm qe pesë vjet. Kjo është edhe më moti. Kjo përgjegjësi është qe 21 vjet, prej kur u krijua UÇK-ja, qysh e kemi mbrojtur ne, para UNMIK-ut? Qysh e kemi mbrojt dhe cili është dimensioni i UÇK-së e raporti i kësaj vlere konstituive për lirinë tonë në raport me shtetësinë tonë? Cili është raporti i UÇK-së me Kushtetutën tonë? S’ka kurrfarë raporti mes Kushtetutës dhe UCK-së”./Insajderi.com