Konjufca: Me ardhjen e VV në pushtet, do ta fillojnë iniciativën për shkarkimin e Thaçit

Konjufca: Me ardhjen e VV në pushtet, do ta fillojnë iniciativën për shkarkimin e Thaçit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se me ardhjen në qeveri, partia e tij do ta shkarkojë nga detyra Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet do të fillojmë iniciativën për shkarkimin e presidentit.”, u shprehë ai për RTK.

Tutje, ai shtoi se Albin Kurti ka përparësi për kryeministër ndaj Kadri Veselit e Ramush Haradinajt.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi, sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”, ka theksuar Konjufca.