Konjufca: Më së paku ka gjasa të kemi koalicion me PDK-në

Konjufca: Më së paku ka gjasa të kemi koalicion me PDK-në

Funksionari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se më së paku ka gjasa të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“A është PDK’ja? Më së paku. Por, kush i ka shanset më të mëdha me hy në qeverisje. Unë mendoj se nuk i ka asnjëra”, tha ai në T7.

Tutje, ai tha se partia që drejtohet nga Albin Kurti hyn në koalicion vetëm nëse i duhen numrat.

“Vetëvendosje hyn në koalicion vetëm nëse kemi nevojë. Vetëm nëse kemi nevojë për numra atëherë mund të hyjmë në koalicion me ndonjë parti tjetër”. /Insajderi.com