Konjufca me kryeparlamentarin gjerman bisedon për dialogun me Serbinë dhe vizat

Konjufca me kryeparlamentarin gjerman bisedon për dialogun me Serbinë dhe vizat

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, është takuar me homologun e tij gjerman Wolfgang Schauble – aty ndër tjerash ështe biseduar për dialogun me Serbinë dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Por, edhe rreth zhvillimeve historike e politike në Kosovë e rajon, sfidat, stabilitetin e rajonit si dhe luftimin e pandemisë e rimëkëmbjen ekonomike, raporotn Insajderi.

“Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë̈ fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Bashkë me kryeparlamentarin ishte edhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, ambasadorja e Kosovës në Gjermani Beqë Culaj si dhe diplomatja Valëze Oruqi.

Konjufca po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, në një kohë kur dialogu me Serbinë është rikthyer. /Insajderi.com