Konjufca: Mustafa për hir të kolltukut bandat kriminale i vuri në krye të shtetit

Konjufca: Mustafa për hir të kolltukut bandat kriminale i vuri në krye të shtetit

Glauk Konjufca, Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në emrin të këtij subjekti politik ka folur për Qeverinë Mustafa.

Konjufca ka fajësuar Mustafën për mashtrimin ndaj qytetarëve dhe për avancim në pozita të siç ka thënë ai të dy shefave të bandave kriminale.

“Strategjia e Mustafës ishte një bandë kriminale dhe kjo bandë udhëhiqej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, Mustafa kërkoj nga qytetarët që të ia jepni atij votën dhe që ti dërgojnë në shpi. Mustafa për hir të kolltukët njërin prej tyre e bëri president, njërin kryetar të kuvendit”, ka thënë Konjufca.

“Ky ka lindur me mos besim, dhe si mund të krijoj një qeveri besim kur personi që e udhëheqë është i pa besë, kjo s’ka lidhje me asnjë zhvillim as me zhvillim të ekonomik as me asgjë. Ishte qeveri e korrupsionit dhe qeveri e ‘Rashkës’”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se kjo qeveri ishte qeveri që punësonte njerëz pa konkurruar fare, dhe qeveri që i jepte tenderë të afërmeve të saj.

“Kjo ishte qeveri e klanit printo që punësonte pa konkurs, kjo ishte qeveri e dhënies së territorit, qeveri e biznesit, qeveri që edhe grurin e shet për mill, qeveri që aktivistit i mbyt aktivistët në burg. Pushtet që i blen gjyqtaret dhe prokuroret nëse nuk i blenë i kërcënon dhe i shantazhon, qeveri që nuk mund të kontrolloj Facebookun e le më territorin e vendit”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com