Konjufca: Nëse na kushtëzon Bashkimi Evropian, e shqyrtojmë lokacionin e ambasadës në Izrael

Konjufca: Nëse na kushtëzon Bashkimi Evropian, e shqyrtojmë lokacionin e ambasadës në Izrael

Ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se në rast se Bashkimi Evropian i kushtëzon integrimin atëherë mund ta shqyrtojnë lokacionin e ambasadës së Kosovës në Izrael.

Por, Konjufca shtoi se ambasada do të mbetet aty ku është vendosur të jetë; në Jerusalem.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtare që të mos jetë aty. Shembull nëse ne kushtëzohemi nga BE gjatë procesit të integrimeve evropiane përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”..

Konjufca shtoi se “nuk ka qenë politikë e mençur e MPJ dhe ish-kryeministrit Hoti të zhvillojnë politika të jashtme që në njërën anë duket që po përmirësojnë marrëdhëniet me SHBA por është një iluzion”. /Insajderi.com