Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, të hënën do të vizitojë Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeparlamentari pritet ta takojë homologun e tij shqiptar Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Por, nuk do të ketë takim edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryetarit të Kuvendit në shtetin shqiptar. /Insajderi.com

Agjenda e vizitës është kjo:

”10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha”.

Klan Kosova ka pyetur njërin prej anëtarëve të stafit të Kryeparlamentarit Konjufca, nëse nesër ai do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, megjithatë është thënë se nuk ka ndryshim të agjendës. /Insajderi.com