Konjufca nesër viziton Shqipërinë

Konjufca nesër viziton Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën (7 qershor), do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Insajderi.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të dërguar për media në orën 11:15, Kunjufca dhe Ruçi pritët të dalin me deklarate për shtyp.

Agjenda e vizitës:
10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Vendi: Kryesia e Kuvendit
(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Vendi: Selia e PD-së./Insajderi.com