Konjufca nga BIK-u, uron Kurban Bajramin

Konjufca nga BIK-u, uron Kurban Bajramin

Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, shkruan Insajderi.

Ai gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman duke thënë se vizita e sotme ishte produktive dhe me një mesazh të qartë për tolerancë.

Kunjufca tha së në këtë ditë duhet t’i ndihmojmë ata që kanë nevojë, gjë që Bashkësia Islame e ka bërë.

“Erdhëm për një vizitë tek Bashkësia Islame e Kosovës, dhe ishte një vizitë e mirë, sepse janë shumë të rëndësishme dhe që Qeveria me takime tradicionalisht kanë ndodhur, sepse Bashkësia Islame ka bërë një punë të jashtëzakonshme, dhe edhe njëherë e risollëm mesazhin dhe porosinë e shenjtë si një festë e sakrificës, tolerancës, solidaritetit dhe të mirës së përgjithshme. T’i ndihmojmë ata që kanë nevojë, gjë që Bashkësia Islame e ka kultivuar këtë gjë”, tha Konfjuca.

Festen e Kurban Bajramit e kanë uruar për kosovarët edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urimi i kësaj ambasade nis në gjuhën shqipe, duke vazhduar shkrimin në gjuhën angleze, ku urohet një festë e shëndetshme.

“Me Fat Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e tyre në rrjetin social Facebook./Insajderi.com