Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Kosovë nuk do ta takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ilir Kërçeli, këshilltar i Konjufcës, tha për Shqip.com se ky i fundit në agjendën e tij e kishte shkuarjen në Bërdo të Sllovenisë.
“Kur jemi kontaktuar nga protokolli nga kabineti i zotëri Edi Rama, në agjendë ka qenë të jemi sot në konferencë në Bërdo, mirëpo kryetari e ka anuluar konferencën për shkak të situatës në veri. Kjo është arsyeja”, tha Kërçeli.
Kurse, gjatë ditës, kryeministri shqiptar është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka deklaruar se pas vendosjes së bllokadave në veri të vendit, të gjithë janë dëshmitar të “manovrave teatrale të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”.
Ndryshe, sot janë bërë tetë ditë që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për të zbatuar reciprocitetin me target e veturave.
Për këtë, serbët që jetojnë në ato komuna, si shenjë revolte kanë bllokuar rrugët që çojnë në këto pika kufitare, duke mos lejuark ështu të kalojë asnjë veturë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të dielën se “do i japin Prishtinës kohë që t’i përmirësojnë gabimet ose do të marrin masa”.
Po ashtu, gjatë dy ditëve të fundit janë parë aeroplanët ushtarak serbë duke patrulluar mbi kufirin Kosovë – Serbi.
Të shtunën është sulmuar Qendra e Regjistsimit të Automjeteve me granata dore, duke shkaktuar kështu përhapjen e zjarrit./Insajderi.com